Pa Perjashtim moshave janë ulur dhe po marrin këshilla nga një djalë 13 vjeçar i cili ka folur mbi sigurinë informatike në “China Internet Security Conference” (Konferenca për Sigurinë e Internetit në Kinë”.
Adoleshenti Wang Zhengyang është një ekspert në sigurinë e internetit dhe mendohet se ai mund të shndërrohet në hackerin më të ri në moshë. Djaloshi u ftua të flasë dhe të tregojë për njohuritë e tij në këtë konferencë kaq të rëndësishme, në të cilën merrnin pjesë shkencëtarë dhe ekspertë të shumtë. Zhengyang deklaroi si atij i pëlqen që ta shikojnë si një “hacker kompiuterash me etikë”, pasi deklaroi se kishte mundur që të ndryshonte çmimin e një produkti që shitej online nga 2500 jen në 1 jen. (1 $= 6.13 jen).
13 vjeçari studion në një shkollë në Pekin. Ai tha se donte vetëm të vendoste rregull dhe ekuilibër mes atyre çmimeve të larta. Pasi u akuzua edhe për manipulimin e sistemit online të shkollës, ai nuk e pranoi duke thënë se nuk do të kishte asnjë përfitim nga një gjë e tillë.
Djaloshi shpjegoi se nuk kishte hackuar sistemin për studentët e rinj por për ata në shkollën e mesme, në të njëjtën shkollë. “Për të zbuluar se cila është pika e dobët e sistemit duhet ta sulmosh fillimisht faqen apo sajtin”, ka thënë ai.
“Mendoj se hackimi i faqeve apo sistemeve online për përfitime monetare është e pamoralshme. Unë nuk kam në plan të përdor talentin tim për asnjë gjë të jashtëligjshme” është shprehur mes të tjerash Wang Zhengyang.
Burimi: http://www.noa.al/
Blogger Comment
Facebook Comment