C'fare eshte memorja RAM....si funksionon ajo ?

RAM ( shkurtimi i Random-acces memory  )me kuptimin Kujtesë me hyrje të rastësishme është memoria kryesore e përkohshme e kompjuterit. Në tërësinë e kompjuterit kjo memorie pasqyron trurin e vogël të njeriut në të cilin mbahen të dhënat për një kohë të shkurtë.
Pra, memoria qendrore është vendi ku ekzekutohen të gjitha programet dhe ku vendosen të gjitha të dhënat që përdoren nga këto programe. Instruksionet e një programi duhet të ndodhen në RAM që të mund të ekzekutohen nga procesori. 
Dihet që të gjitha këto informacione memorizohen në formë bit–esh, pasi është më e thjeshtë paraqitja e këtyre informacioneve logjike në diçka fizike siç është hardueri.
Memoria qendrore është e përbërë nga një bashkësi fijesh, tranzistore dhe nga kondensatorë. Fijet ndahen në dy grupe : fijet që transportojnë adresat e të dhënave dhe fijet e të dhënave.


Të dhënat në RAM

Memoria RAM është pikë prerje (udhëkryq) e të gjitha të dhënave, pavarësisht se nga vijnë ato (nga kujtesa e përforcuar (hard disc), luajtësit e mediumeve (floppy, CD-player, DVD-player) apo mjetet tjera futëse të të dhënave si tastatiera). Kujtesa RAM në tërësi është një pasqyrim i tavolinës së punës në një punishte, nga e cila organizohet veprimtaria përkatëse.
E rëndësishme është të përmendim se kur kompjuteri fiket, kujtesa RAM zbrazet, pra ikën i gjithë informacioni që ishte në të. Pra, n.q.s jeni duke shkruar një letër dhe ... "ikin dritat" , e gjithë puna do të shkojë kot nëse nuk e keni regjistruar atë (ka mënyra e mjete nga memoria RAM në njësitë e disqeve, vetëm n.q.s jepni komandën për regjistrimin e tij në to. N.q.s programi që përdorni për një qëllim ose një tjetër ndërpritet (ose bllokohet) përpara se ta regjistroni atë punë të bërë deri në atë moment, kompjuteri do ta zbrazë kujtesën RAM dhe do ta ri-fillojë atë me ngarkesën e re (programin).

Llojet e memorieve RAM

Në bazë të teknologjisë së përdorur për prodhimin e tyre memoriet RAM ndahen në kategori :

  • DRAM : Rifreskon karikimin e kondensatorëve cdo 1/1000 e sec.


  • EDO RAM : Është më e shpejtë se DRAM, karakteristika e saj kryesore është se është në gjëndje të dërgojë të dhëna edhe duke marrë instruksione për të dhënat që do të aksesohen nga programi në një moment të dytë.

  • VRAM : Është një memorie RAM e përshtatur për kartat grafike. Ka dy porta në mënyrë të tillë që të dhënat video mund të shkruhen ndërsa të dhënat po lexohen nga karta grafike për tu visualizuar në ekran.

  • SRAM : Nuk ka nevojë (si memoria DRAM) të rifreskimit me ngarkesë elektrike të kondensatorëve. Është më e shpejtë se DRAM por edhe më e kushtueshme.

  • SDRAM : Është memorje e projektuar për të ndjekur shpejtësinë e BUS-it të procesorëve të shpejtë. Është e përbërë nga dy banko për memorizimin e të dhënave, kjo lejon që edhe kur jemi duke lexuar të dhëna të memorizuara në një bankë mund të lexojmë dhe te tjetri njëkohësisht.


  • SIMM : Chipe memorjesh të montuara në një kartë të vogël.
 Është një nga memomorjet e para që ka qene e përhapur te PC.


  • DIMM : Njësoj si SIMM, ndryshon vetëm chipet e memorjes dhe numri i lidhjeve me modherboardin.

  • ECC & Non Ecc: RAM që përdor bit shtesë për të gjetur gabimet e mundshme gjatë transmetimit të të dhënave.

SHARE

About Unknown

    Blogger Comment
    Facebook Comment