Facebook dhe Kina raporti demografik


Rrjeti social Facebook u krijua në një dhomë universiteti në Harvard, pak më shumë se dhjetë vite më parë. Ndërsa qytetërimi kinez është qindra vjeçar. 
Por ndërkohë që ekonomia kineze dhe popullsia e saj ka vazhduar të rritet me ritme të larta, asnjë nga këto  ritme nuk krahasohet me shpejtësinë që ka demostruar platforma Facebook në zgjerimin e saj. Rastësi apo jo kjo nuk dihet por duhet t’ju themi se Facebook sot ka të njëjtin numër popullsie me shtetin kinez. Si Facebook ashtu dhe Kina kanë një popullsi prej 1.35 miliard.
Interesant është fakti se Kinës i duhet akoma të bëjë të disponueshëm këtë rrjet social brenda kufijve të shtetit të saj. Por së fundmi
 Mark Zuckerberg, CEO i Facebook ka filluar të mësojë gjuhën mandarine dhe ka zhvilluar disa takime dhe zyrtarët e shtetit kinez. 
Këto janë disa prova që shumë shpejt Facebook do të jetë pjesë e këtij tregu. Ndërkohë ajo që mund të bëjmë tani është thjesht të 
krahasojmë disa të dhëna mes Facebook dhe shtetit kinez, në të njëtën kohë të ndryshëm por dhe të ngjashëm.

Burimi :(PCWorld Albanian)
SHARE

About Unknown

    Blogger Comment
    Facebook Comment