Viruset kompjuterike, kush jane efektet e tyre

Virusi është një program i vogël i cili është në gjendje të shumëzohet e të shpërndahet nëpër funksionet e caktuara të kompjuterit dhe ta bëje atë që të mos funksionoj normalisht apo ta shkatërroj gjithë sistemin e eksplorimit. 
 Por dëmet mund të jene të ndryshme ka nga ata që sjellin pak dëme si psh ata qe sulmojnë mousin apo tastierën disa të tjerë pengojnë disa programe të funksionojn normalisht por me të rrezikshmit sot janë në gjendje ta fshijnë tërë hard diskun.

 Virusi i kompjuterit është program kompjuteri i cili shkruhet nga “njerëzit e dobët” të cilët “kopjojn veten” dhe infektojnë një ose shumë kompjutera pa lejen apo dijen e përdoruesit të kompjuterit.

 Çfarë janë viruset 



 Virus është skedë e përgjithshme për programe keqbërëse që janë të aftë të infektojnë kompjuterët dhe të shpërndahen vetvetiu. Viruset nuk lindin vetvetiu por programohen nga specialistët e kompjuterëve për të kryer funksione të ndryshme. Viruset kanë për qëllim dëmtimin e skedarëve, fshirjen e memories, përgjimin dhe spiunimin, vjedhjen e informacionit, ngadalësimin e rrjeteve kompjuterike, etj.

                                                

Kush i shkruan virusët e kompjuterit ?


Autorët e virusëve janë zakonishtë meshkuj 14-24(26) vjeç, të cilët kalojnë kohë të gjatë në kompjuterët e tyre. Disa prej tyre duan të provojnë se a janë programues të mirë. Të tjerët duan të tregojnë se ata kanë fuqi për të shkatuar probleme të shumëta. Por, shumica e virusëve kanë qëllime shkatërruese. Shumë nga verzionet e vjetra të programeve virusale janë “ripërtrirë” (re-hashed), nga shkaku se kërkojnë më pak punë për tu riprodhuar.

Çfarë duhet bërë



  1. Një virus kompjuteri nuk është i rrezikshëm deri atëherë kur ne nuk e hapim e-mailin e infketuar.
  2. Fshini çdo e-mail, i cili mendoni se është i infektuar dhe pastaj boshatiseni folderin e mbeturinave (shportën recikluese).
  3. Lexoni paraprakisht emrin e e-mailit. Kontolloni nëse përmbajtja e mesazhit ka kuptim para se të hapeni ndonjë skedar të futur në e-mail.
  4. Kujdes nga mashtrimet! Ka shume e-maile paralajmëruese me shkresën “virusi me deduktiv që keni parë ndonjëherë”, por shpesh këto viruse nuk ekzistojnë.
  5. Dërgoni e-mail kompanisë së antivirusit, nëse mendoni se kompjuteri juaj është infektuar me një lloj virusi që deri me tani nuk keni dëgjuar për të. Ata do t`ju tregojnë a është virus apo jo.
  6. Bëni backup gjërat me rëndësi në kompjuterin tuaj, që të jeni më të sigurt.
  7. Në qoftë se merrni një virus në kompjuterin tuaj, është e nevojshme të skanoni kompjuterin, për të shpëtuar nga infektimi i tij .


Çfarë nuk duhet bërë




  1. Mos hap ataqmentin (fajllin e bashkangjitur) në e-mail, nëse nuk jeni i sigurt se është plotësishtë i painfektuar me virus, edhe në qoftë se keni në kompjuterin tuaj antivirus.
  2. Mos dërgo ndonjë ataqment mikut tuaj, nëse nuk jeni i sigurt se fajlli përkatës është tërësishtë i pastër.
  3. Mos dërgo e-mail me “virus të ri” pa e kontrolluar atë.
  4. Mos dërgo e-maile me qëllime shkatërruese.
  5. Mos dërgoni e-mail i cili përmban virus, tek personat tjerë e sidomos tek kompania e antivirusit. Sistemi i mesazheve të kësaj kompanie ka mekanizma filtrues, që në njëfarë mënyre do ta fshijë atë.
  6. Mos zëvëndësoni backup-in e krijuar, nëse mendoni se ai në vete posedon virus.
  7. Mos u bazoni vetëm në antivirus, që ai të kujdeset tërësishtë për kompjuterin tuaj! Ju duhet mbajtur sytë hapur në rast se paraqitet ndonjë virus shkatërrues 


Llojet e virusëve të kompjuterit



Virusi i kompjuterit është një lloj i softuerit me qëllim të keq i shkruar qëllimisht për të hyrë në kompjuter pa lejen dhe dijen e përdoruesit, i cili ka aftësi të replikojë veten duke u përhapur gjithandej, brenda sistemit kompjuterik.
Llojet më të zakonshme të virusëve janë :
• Virusët rezidente (të përherëshme) (Resident Viruses): Ky lloj i virusit është virus i përherëshëm, i cili qëndron në RAM memorie. Nga aty pastaj ndërpren të gjitha operacionet e ekzekutuara nga sistemi: dëmton fajllat dhe programet, të cilat janë të hapura, të mbyllura, i kopjon ato, i riemron, etj. Lloje të këtyre viruseve janë: Randex, CMJ, Meve dhe MrKlunky.
• Virusët me veprim të drejtëpërdrejtë (Direct Action Viruses): Qëllimi i këtij virusi është të replikoj vetën dhe të veproj, atëherë kur ai është ekzekutuar. Kur plotësohet një kusht specifik, virusi i llojit në fjalë vepron dhe infekton fajllat të cilët gjenden në direktorium ose në folderin përkatës, po ashtu infekton edhe fajllat të cilët ndodhen në direktoriumet që janë specifikuar si AUTOEXEC.BAT në shtegun e fajllave. Kjo skedë gjithmonë ndodhet në direktoriumin rrënjë (root directory) të hard diskut dhe kryen operacione të caktuara kur kompjuteri është i ndezur (booted).
• Virusët shkatërrues - prishës (Overwrite Viruses): Virusi i këtij lloji është emruar me këtë epitet nga fakti se ai fshin informacionet e përfshira në dosje, duke i bërë ato pjesërishtë ose tërësishtë të padobishme, pasi t`i infektoj ato. E vetmja mënyrë për të pastruar një skedar të infektuar nga virusët është të fshini skedarin plotësishtë, duke humbur kështu përmbajtjen origjinale të tij. Disa nga shembujt e këtij virusi janë: Way, Trj.Reeboot, Trivial.
• Virusët e operacioneve fillestare të sistemit kompjuterik (Boot Viruses): Ky lloj i virusit ndikon në sektorin e operacioneve fillestare të sistemit kompjuterik (boot), në një fllop disk (floppy disk) ose hard disk. Boot është pjesë thelbësore e një disku, i cili është ruajtur sëbashku me një program dhe bën të mundur që kompjuteri të fillojë (boot) nga disku. Mënyra më e mirë për të shmangur virusët e operacioneve fillestare (boot viruses) është të sigurohesh së fllop disku apo hard disku është i mbrojtur dhe kompjuteri juaj kurrë nuk fillon punën e tij nga ndonjë disk i panjohur. Shembuj të virusëve të tillë janë: Polyboot.B, AntiEXE.
• Makro virusët: Janë viruse të cilat infektojnë fajllat që janë krijuar nga aplikacione ose programe të caktuara të cilat përmbajnë makro. Këto mini-programe kanë aftësi të rradhitjes automatike të operacioneve, kështu që ato kryejn veprime të veçanta, prandaj i mënjanojnë përoruesit nga detyra e kryerjes së këtyre operacioneve një nga një. Shembuj të virusëve makro janë: Relax, Melissa.A, Bablas, aO97M/Y2K.
• Virusët e direktoriumit (Directory Viruses): Virusët e tillë ndryshojnë shtigjet apo rrugët të cilat tregojnë vendndodhjen (lokacionin) e një skedari (fajlli). Duke ekzekurtuar një program (skedar me prapashtesën .exe ose .com), i cili është infektuar nga një virus i tipit të tillë, ju nuk jeni në dijeni se aty është duke vepruar një virus, ndërsa virusi i cili ka vepruar ka lëvizur skedarin original dhe programin përkatës. Njëherazi infektimi i tij e bën të pamundur lokalizimin e fajllit original.
• Virusët polimorfik (Polymorphic Viruses): Virusët polimorfik enkriptojnë ose kodojnë vetën në mënyra të ndryshme (duke përorur algoritme të ndryshme dhe çelësa enkriptues) në çdo kohë që ata infektojnë sistemin. Kjo e bën të pamundur detektimin e tyre nga antivirusët, për t`i gjetur ata duke përorur stringje për kërkimin e nënshkrime (signature) (sepse ata janë të ndryshëm në secilin enkriptim) dhe gjithashtu kjo u mundëson atyre të krijojn një numër të madh të kopjeve të vetvetës në sistemin kompjuterik. Shembuj të këtyre viruseve janë paraqitur si në vazhdim: Elkern, Marburg, Satan Bug dhe Tuareg.
• Infektuesit e fajllave (File Infectors): Ky lloj virusi infekton programet ose fajllat e ekzekutuar (fajllat me prapashtësën .exe ose .com). Kur njëra nga këto programe me prapashtesat e përmendura më lartë është duke vepruar në mënyrë direkte ose indirekte, virusi aktivizohet, duke prodhuar efekte dëmtuese në këto programe. Shumica e virusëve ekzistuese i përket kësaj kategorie dhe klasifikohen në bazë të efekteve të tyre.
• Virusët “shoqëruese” (Companion Viruses): Konsiderohen të gjithë fajllat e infektuar me viruse rezidente ose viruse me veprim të drejtëpërdrejtë. Këto viruse janë quajtur viruse “shoqëruese” nga fakti se sapo të arrijnë në sistem ato “shoqërojnë” fajllat tjerë që tanimë janë ekzistent. Me fjalë të tjera, në mënyrë që të kryejn rutinat e tyre të infektimit, virusët “shoqëruese” presin në memorie derisa të veprojë një program (virusët e menjëherëshme) ose veprojnë direkt duke krijuar kopje të vetvetës (virusët me veprime të drejtëpërdrejta). Disa shembuj të virusëve “shoqëruese” janë dhënë si në vazhdim: Stator, Asimov.1539 dhe Terrax.1069.
• Krimbat virusal (Worms): Krimbi virusal është program kompjuterik, i cili ka aftësi për të kopjuar vetën nga njëra makinë në makinën tjetër. Për tu replikuar, krimbat përdorin kohën e kompjuterit dhe banduithin e rrjetit. Shpesh krijojnë payload –e të cilat bëjnë dëme të konsiderueshme. Shembuj të krimbave virusal janë: PSWBugbear. B, Lovgate. F, Trile. C, Sobig. D, Mapson dhe Code Red.
• Trojanët ose kuajt Trojan (Trojans or Trojan horses): Një tjetër lloj i virusëve shkatërruese dhe të dëmshme janë Trojanët ose kuajt Trojanë, të cilët ndryshojnë nga virusët tjerë dhe nuk e replikojnë vetën. Ngjajnë pothuajse tërësishtë me krimbat virusal.
• Bombat logjike (Logic Bombs): Këto nuk konsiderohen si viruse, sepse nuk e replikojnë vetveten. Këto nuk janë as programe, nëse e themi realisht, por më shumë kryejn rolin e levizjës së më tepër segmenteve të programeve. Objektivi i tyre është të shkatërrojë të dhënat në kompjuter në kushte të caktuara. Bombat logjike aktivizohen pa u vënë re nga shfrytëzuesi dhe rezultatet e tyre janë shkatërruese.
SHARE

About Unknown

    Blogger Comment
    Facebook Comment