Ora iWatch me parametrat e nje iPhone-i (IOS)

iWatch ose Apple Watch eshte ora me e fundit teknologjike tregohet me një simbol te stilizuar te kompanise Apple dhe logoja e apple shfaqet ne kete forme ( Apple logo black.svgWATCH
Eshtë një smartwatch ose nje "ore e zgjuar" e krijuar nga korporata e Apple, prezantuar nga shefi ekzekutiv i kompanise se apple nga Tim Cook më 9 shtator, 2014. Ajo ka ndjekur 
aktivite tdhe  aftësi të ngjashme me teknologjitë e tjera qe mund te vishen ose te njohura ndryshe ne anglisht si "Wearable technologies", të tilla si Jawbone Up, Nike+ FuelBand dhe  Fitbit.Apple Watch është kompatibil me  iPhone 5-en  dhe më vonë modele running iOS 8. Ajo është e planifikuar që do të dalë në fillim të vitit 2015

Apple Watch është i aftë për të marrë telefonata, si dhe iMessage dhe SMS Tekste. Ajo mund të kontrollojë TV Apple, si dhe të veprojë si një radio dore marrëse-dhënëse dhe një viewfinder për një aparat fotografik iPhone.
 
 
 
Kompania Apple ende nuk e ka konfirmuar se është duke punuar në një
orë të mençurdore, por kjo nuk e ka ndaluar dizanuesin që të krijojë
një koncept të asaj se si i quajturi “IWatch” do të mund të duket.
Konceptet e mëparshme ngjanin në dizajnin katror të Samsung Galaxy 
Gear, por në imazhet e fundit nga projektuesi kalifornian Todd Hamilton
imagjinohet një pajisje shumë më e hijshme dhe elegante e lakuar. 
Hamilton është inspiruar nga grupet e palestrës, në dukje të njëjtë
dhe funksionalsikurse Apple IOS 7. Për të krijuar një orë dore të 
ngjashme me atë se çfarë kompania e Apple do të prodhojë.Koncepti i
orës “IWatch” është treguar si një grup i thjeshtë, i rrumbullakët, 
me një prekje të lakuar. ipas Hamilton, kjo orë do të tregojë kohën
dhe datën.Kjo orë do t’i ketë të gjitha opsionet sikurse një 
Iphone, dhe është me të vërtet shumë impresionuese. 
 


Ju duhet të keni një iPhone për të shfrytëzuar të gjitha 
funksionet e tij. Kjo sepse Apple Watch shfrytëzon GPS e iPhone për të 
na dhënë shërbimin e vëndë ndodhjes dhe jo vetëm. Sipas Tim Cook, Apple 
Watch është produkti më personal që komapnia ka krijuar ndonjëherë.

Siç pritej nga të gjithë produkti në fjalë integron një numër sensorës 
mjaft të sofistikuar të cilët lexojnë dhe përpunojnë të dhëna mbi 
shëndetin dhe aktivititetin fizik. I ndërtuar me një ekran katërkëndësh,
Apple Watch sjell dizajnin më inovativ të përdorur në një orë dore 
sepse siç shprehet Tim Cook, ai është ndërtuar nga ekspertët më të mirë 
në lidhje me teknologjinë e orëve të dorës nga e gjithë bota.
 
Për të ndërtuar këtë produkt inxhinierët e Apple kanë shfrytëzuar 
grafikën e një Mac, teknologjinë e rrethit të klikueshëm në iPod dhe 
eksperiencën e MultiTouch të iPhone. Të gjitha këto teknologji janë 
ndërthur me njëra tjetrën për të kuptuar sa më mirë se çfarë mund të 
bëjë një përdorues me një orë dore.
Por zemra e këtij produkti është kurora metalike dixhitale ose "digital crown" 
siç e quan Tim Cook, e cila gjëndet në të majtë të produktit ose në të djathtën tuaj.


Duke shtypur kurorën dixhitale ju mund të shkoni në menunë Home të 
sistemit operativ që produkti ekzekuton. Ndërsa duke ngritur dorë lart 
ekrani do të ndizet automatikisht sepse ai integron një sensor që mat 
nxitimin. 
Duke tërhequr gishtin nga poshtë ekranit deri lart tij do të 
aktivizoni një funksionalitet që Apple e quan "Glance" e cila mund të 
jetë një funksionalitet qe sot e gjejmë të iOS 8, në miniaturë.

Përsa i përket ekranit, dobësia e një ore dore mund të jetë pikërisht 
xhami mbulues i cili përveç bukurisë siguron edhe funksionalitetin e 
sigurtë të akrepave. Apple Watch do të mbulohet nga një ekran i ndërtuar
 me materialin e Safirit, që siç ju kemi informuar shpesh herë është një
 nga materialet më të fortë pas diamantit.

Produkti në fjalë do të shfaqë në ekran njoftime të marra nga iPhone ose
 mund të lejojë zhvilluesit të përdorin një librari të quajtur WatchKit 
nga ku mund ti përgjigjeni një eventi direkt nga ora. Përshëmbull mund 
ti përgjigjeni një sms-je me tekste të parapërcaktuara, thjeshtë duke 
lëvizur dorën.
Përveç prekjes, ekrani prej Safiri do të interpretojë edhe presionin që 
ushtrohet mbi ekran kshuqë eventet që perceptohen nga sistemi operativ 
janë dy, prekja dhe shtypja.

Teknologjia që do të interpretojë këto dy lëvizje quhet Taptic Engine 
edhe është përgjegjëse për gjenrimin e vibrimeve të lehta kur Apple 
Watch merr një njoftim të ri. Një shtypje me forcë mbi ekran do të na 
japë mundësinë të modifikojmë veshjen grafike të orës, të cilat Apple i 
quan "Faces" ose fytyra. Sistemi operativ do të ofrojë shumë tema të 
parapërgatitura për ju.

Në qoftë se doni të dërgoni të dhëna një mikut tuaj, ju mund ti dërgoni atij 
shënime, të dhëna mjeksore si rrahjet e zemrës ose presionin e gjakut.
Gjithashtu mund të dërgoni edhe shumë të dhëna të tjera nga sensorët e Apple Watch.

Element i veçantë i këtij produkti është gjithastu larmia e versioneve që 
mund të blini. Në dyqan do të gjeni verisonin me ngjyrë argjëndi, 
floriri dhe të bardhë. Mund ta kategorizojmë gjithashtu edhe në bazë të 
rripave, sipas të cilëve mund të gjeni 6 lloje të ndryshme produktesh. 
Më saktësisht do të gjeni produktin me :
 
- rripa lëkure të butë
- rripa të dizenjuar me qepje
- rripa lëkure por që hapet e mbyllet me togëz
- rripa metalikë 

....si dhe disa modele të tjera. 

Pra duke i përmbledhur Apple Watch do të jetë në 2 modele të ndryshme në
bazë të dimensioneve të ekranit edhe 3 modele punimesh të rripave të 
cilat më pas mund të personalizohen sipas shijeve. Përveç se mund ta 
blini në 2 modele të ndryshme, produkti mund të kategorizohet edhe në 
versionin për femra ose për meshkuj. Në qoftë se akoma kërkoni më shumë 
detaje mund të prenotoni edhe versionin me material floriri prej 
18-karatësh.


SHARE

About Unknown

    Blogger Comment
    Facebook Comment