Termat e perdorura ne fjalorin e IT informatikes
Nese jeni i ri ne fushen e IT (informatikes dhe tekonlogjise) atehere ju patjeter duhet qe ti mesoni keto termat qe jane te shpjeguara me poshte. Mesimi i ketyre termave do tiu lehtesoje kuptimin e dhe shpjegimin e nje pajisjeje apo fjale.
- Boot
- bot - Shqip: bot : (I)Shkurtesa për robot, programe të cilat kërkojnë
informata nëpër internet. Makinat kërkuese si Lycos dhe Google përdorin
bot-a.(II)Në terminologjinë e lojrave personazhet e shtuar në lojrën
kompjuterike të dizajnuar të zëvendësojnë lojtarin.
- BOOTP - Shqip: BOOTP : Shkurt për Bootstrap Protocol.
Ky protokol ofron kornizën për bartjën e informatave konfiguruese në kompjutera portabel të lidhura në rrjeta TCP/IP. BOOTP protokoli lejon
makinës kliente të zbulon IP adresën e vet.
- Bus
- Bus
- Shqip: Bus: (I) Bus është rruga nëpër të cilen kalon informata apo
sinjali elektrik. Bus është e ndertuar prej telave paralel. CPU, RAM,
dhe të gjitha I/O pajisjet janë të lidhura për Bus, dhe në këtë mënyrë,
këto komponente harduerike komunikojnë mes veti nëpë.
- byte
- Shqip: bajt :
Njësia themelore e matjës së memories, kapacitetit dhe masës së
shkëmbimit të shënimeve në kompjuter. Një bajt përbëhët nga 8 bita.
Bajtat gjithmonë shënohen me B të madhe, ndërsa bitat me b të vogël.
-
- ALU
- Shqip: ALU (Arithmetic Logic Unit)
- është njësia e procesorit që bën kalkulimet aritmetike (mbledhja,
zbritja etj), logjike (AND, OR, NOT etj) si dhe operacione të ngjajshme.
- AND
- Shqip: AND : Lloj i derës (gate) logjike rezultati është 1 vetëm
atëherë kur dy hyrjet janë 1, ndërsa është 0 për gjitha tjera mundësitë
tjera.
- ANSI
- Shqip: ANSI : American National Standards Institute
është organizatë private jo-profitabile për standarde e cila krijon
standarde për lëmi të ndryshme për industri në SHBA. Kjo u themelua në
vitin 1918 dhe është anëtare e ISO dhe IEC.
- AO-DVD
- Shqip: AO-DVD : Articulated Optical Digital Versatile Disc
lejon vendosjen e më shumë shënimeve në disqet optike duke lejuar
ruajtjen e deri më 40 - 100 herë më shumë shënimeve me transferi 5 - 30
herë më të shpejtë sesa DVD-të e sotëm.
- AoE
- Shqip: AoE : ATA over Ethernet
është protokol i hapur i parashikuar për transmetimin e komandave për
disqe ATA përmes Ethernet. AoE është shtresë e cila qëndron mbi Ethernet
dhe e cila i mbyllë (Ang: encapsulate) komandat e ATA në korniza
Ethernet.
- AP
- Shqip: AP (I) - Shkurtesa për Access Point,
pajisje harduerike ose softuer në kompjuter që luan rolion e hub-it
përmes të cilit është e mundur lidhja në LAN. AP janë pika ku
shfrytëzuesi lidhet me LAN në komunikime patela.
- AppleTalk
- Shqip: AppleTalk :
Arkitekturë për LAN e ndërtuar për Apple makina dhe printer laserik.
AppleTalk përkrahë skemën e kabllave për Apple LocalTalk, Ethernet dhe
IBM Token Ring. Lidhja mes PC dhe Apple makinave është e mundur përmes
harduerit dhe softuerit specifik si AFP.
- ARP
- Shqip: ARP : Address Resolution Protocol-
Protokol i rrjetave që përdoret për t'a gjetur MAC adresen e një makine
ne rrjetë përmes IP adresës. ARP kërkesa dërgohet në rrjetë dhe makina
që ka IP adresën e duhur.
- assembler
- Shqip: asembleri :
Program i cili kompajllon programet të shkruara në gjuhën asembli dhe i
shndërron në kode apo gjuhë të makinës, pastaj makina mundet të
ekzekutoj instrukcionet të cilat ju kan japur nga programeri. Motorola
ka qipa të ndryshëm që mund të programohe.
- GPRS
- Shqip: GPRS : është shkurtesë për General Packet Radio Service.
Kjo është teknologji që i lejon GSM rrjetave të lidhen për internet.
GPRS e plotëson GSM me protokole të nevojshme për transmetim të
shënimeve në shpejtësi prej 20 - 30 Kbps....[1]
- GPS
- Shqip: GPS : Shkurtesa për Global Positioning System.
Ky është sistem botëror për pozicionim i ndërtuar nga 24 satelita në
orbitë rreth Tokës. Lartësi e satelitëve është rreth 19,300 km. Për të
përdorur GPS nevojitet GPS pranuesi....[1]
- GUI
- Shqip: GUI : është shkurtesë për Graphical User Interface.
GUI është ndërmjetësuesi mes sistemit operativ dhe shfrytëzuesit. GUI
ofron mënyrën grafike të komunikimit me makinën. GUI zakonisht përmban
dritare dhe ikona të cilat manipulohen me mi apo tastaturë.
-
Assembly
Shqip: asembli :
Është gjuhë pak me e lartë në nivel se sa gjuha e makinës. Me anë të
gjuhës asembli ju mund të jepni instrukcione që kanë më shumë lidhje me
gjuhën angleze se sa me atë binare. P
Blogger Comment
Facebook Comment